Edhe pse u promovua me të madhe se nuk do të keqpërdor paranë publike, Biall Kasami pasi prishi kontratat që kishte komuna e Tetovës, ai ka realizuar kontrata të reja për aktivistët e Lëvizjes Besa në komunën e Tetovës, për të gjithë ata që tashmë kanë mbetur pa punë dhe kanë punuar nëpër institucione që ka drejtuar kjo parti derisa ishte në pushtet, përfshirë këtu Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Punësim, Hekurudhat etj.
Në dokumentin e mëposhtëm figurojnë gjithsej 46 kontrata të reja.
Kështu, zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi nga komuna paguhet 22 mijë denarë.
Zabedin Ibishi, aktivist i Lëvizjes Besa nga komuna paguhet 22 mijë denarë.
Besir Fejzuli aktivist i Lëvizjes Besa dhe fotograf i Bilallit paguhet 25 mijë denarë.
Veron Luma, aktivist i Lëvizjes Besa dhe fotograf i Bilallit paguhet 22 mijë denarë.
Ibrahim Bajrami, aktivist i Lëvizjes Besa paguhet 25 mijë denarë.
Argjent Alili, aktivist i Lëvizjes Besa dhe vëllai i këshilltarit komunal paguhet 22 mijë denarë.
Agron Shaqiri, aktivist i Lëvizjes Besa paguhet 22 mijë denarë.