Në Gjykatën Penale të Shkupit, filloi seanca gjyqësore për rastin e i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Në seancën paraprake, gjykimi nisi nga fillimi, pasi kanë kaluar 90 ditë prej seancës së fundit.
Në këtë seancë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe ish drejtori i Postës ishin dëshmitarë të palës mbrojtëse.alsat.mk