Filloi debati në Komisionin për Çështje Evropiane për Propozim-ligjin për shtetësi. Kishte reagime të shumta, ndërsa situata u përkeqësua kur deputeti Zekir Ramçilloviq i dha kopje të personave pa shtetësi, deptuetes nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marija Petrushevska.
Opozita maqedonase u përpoq që përmes vërejtjeve procedurale të anulojë fillimin e debatit me qëllim që të mos nisin afatet prej dy ditëve në komision. Vërejtja ma e madhe ishte se ligji me flamue europian nuk është europian.
Ligji, sipas Aleancës për Shqiptarët, të cilët edhe e propozuan, zgjidh problemet e qytetarëve.
Pas vërejtjeve procedura, kryesuesi i komisionit, Arbër Ademi vendosi në rend ditë për votim. Në ligjin për shtetësi janë parashtruar 1.006 amendamente, prej të cilave 6 të VMRO-DPMNE-së janë refuzuar.
Debati në KÇE do të zgjasë tre ditë. Javën e ardhshme pritet propozimi të ndodhet para deputetëve për votim