20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Propozim që ora policore këtë fundjavë të jetë prej orës 19,...

Filipçe: Propozim që ora policore këtë fundjavë të jetë prej orës 19, bën thirrje për pengimin e tubimeve të besimtarëve

Në takimin e Komisionit për sëmundje infektuese sot në mëngjes është propozuar ora policore këtë fundjavë të zgjasë prej orës 19 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit. Propozimi i është dorëzuar Shtabit Qendror të Krizave të Qeverisë e cila në seancën prej orës 16 do të vendosë për këtë propozim, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pasdite në konferencë shtypi.

Lidhur me lehtësimin e masave, të cilat do të zbatoheshin nga hëna mbetet, tha, të ndiqet gjendja sot, të përcaktohet nëse do të ketë mbi 5 për qind të infektuar prej numrit të përgjithshëm të testimeve, siç ndodhi ditën e kaluar ose ky është vetëm variacion.

Do të analizohet gjendja e takimit të sotëm dhe të nesërm dhe më pas, siç tha, do të dalin me propozim-masa në Shtabin e Qeverisë lidhur me lehtësimin e masave nga fillimi i javës së ardhshme.

Filipçe e dënoi tubimin e djeshëm fetar në Strugë, për të cilin tha se është akt i mosrespektimit të punonjësve shëndetësorë dhe të gjithë të tjerëve të cilët, siç tha, për dy muaj e gjysmë me sakrificë punojnë që të dalim nga kriza, si edhe e shumicës së qytetarëve të cilët i respektojnë masat.

“I dënoj në mënyrën më të rreptë të gjithë që nuk i respektojnë masat dhe pres hetim rrënjësor prej institucioneve për tubimin në Strugë. Duhet të sanksionohen autorët dhe në mënyrë më rigoroze të veprojnë që të mos kenë raste të tilla”, tha Filipçe duke theksuar se pikërisht me masat, të cilat shumica e qytetarëve i kanë respektuar, është stabilizuar epideMEDIAL në vend.

Kumtoi se sot në mëngjes ka biseduar me kryetarët e Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe prej tyre ka kërkuar t’u bëjnë thirrje besimtarëve të mos tubohen.

Lidhur me atë që BFI ka informuar se më 12 maj hapen xhamitë, Filipçe theksoi se akoma në fuqi është ndalesa për grupimin e më shumë se dy personave dhe sërish kërkoi prej kryetarëve të bashkësive fetare t’i pengojnë tubimet.

“Çdo tubim i papërgjegjshëm do të na kthejë në fillim të epidemisë dhe të krizës. Është jashtëzakonisht i madh rreziku që të rritet transmetimi i virusit në raste të tilla”, tha ministri i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 14 raste të reja me Kovid-19, Shkup-5, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-6. Ndërroi jetë një pacient nga Tetova i moshës 61-vjeçare, i hospitalizuar më 18 prill në SPQ “8 Shtatori”.

Në Institutin e Shëndetit Publik sot u regjistruan 20 pacientë të shëruar, sipas qyteteve në: Shkup dhe Manastir nga një, në Kumanovë nëntë, Prilep dy, Veles shtatë. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 242 testime.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të shëruar është 1099, i të vdekurve është 90, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vendin tonë është 397.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments