5.6 C
Tetovo
E enjte, 13 Nëntor, 2025
BallinaLajmeFilipçe: Po largohen investimet e huaja! VMRO-DPMNE: S’duhet të harrojmë as investimet...

Filipçe: Po largohen investimet e huaja! VMRO-DPMNE: S’duhet të harrojmë as investimet e premtuara nga Facebook, Google dhe pista e F1

Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe, doli me disa të dhëna të cilat i quajti alarmante për ekonominë e vendit. Përmendi paralajmërimet për mbylljen e fabrikave në vend nga kompania Aptiv dhe Dura Automotive Systems.“Sipas vlerësimeve të ekipit tonë të ekonomisë, me lëshimet e deritanishme nga puna dhe ato që janë paralajmëruar, deri në fund të vitit për rreth 30% do të ulet numri i punësimeve në zonat e investimeve të huaja, që është humbje e madhe e vendeve të punës. Nëse kësaj i shtohet edhe ajo që dhjetëra kompani nga industria e tekstilit, kompani vendore po mbyllen muajve të fundit, arrijmë në mijëra njerëz dhe familje që u rrezikohet ekzistenca dhe përballen me pasiguri”, tha Venko Filipçe, Kryetar LSDM.Kreu socialdemokrat tha po ashtu se numrat janë shqetësues edhe për investimet e huaja për të cilat lëvdohej kryeministri Mickoski.

“Krahasuar me vitet e LSDM-së kur në dy tremujorët e parë kishte 600 milionë euro investime të huaja, tani janë vetëm rreth 200 milionë euro”, pohoi Venko Filipçe, Kryetar LSDM.Filipçe akuzoi se qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk po bën asgjë për ta adresuar këtë çështje, siç do bënte çdo qeveri e përgjegjshme. Për këto u kundërpërgjigjën nga partia në pushtet DPMNE, me ironi.

“Është fat që Filipçe dhe LSD-ja udhëhoqën vendin gjatë 7 viteve të fundit dhe si në planin ekonomik, ashtu edhe në planin shëndetësor, arsimor, infrastrukturor dhe në të gjitha fushat e tjera shënuan suksese të mëdha. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë as investimet e premtuara nga Facebook, Google dhe pista e F1, me të cilat si shtet kemi përfituar të ardhura të mëdha ekonomike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga DPMNE përfundojnë reagimin duke u lëvduar se politikat ekonomike të Qeverisë si dhe Buxheti për vitin 2026, parashikojnë fonde për pensione më të larta, paga, kategori të cenueshme, investime kapitale dhe projekte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments