6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Partitë duhet të jenë shembull se si mbrohet shëndeti i qytetarëve

Filipçe: Partitë duhet të jenë shembull se si mbrohet shëndeti i qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ju ka bërë thirrje politikanëve dhe partive që t’i respektojnë protokollet gjatë fushatës zgjedhore, përcjell Gazeta Express.

Ai bëri apel edhe tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke respektuar masat, mbajtur maskën, distancën, dezinfektimin, ne mbrojmë veten, dhe të gjithë rreth nesh. Bashkëpunimi me të gjithë mjekët dhe epidemiologët, sigurimi i informacionit të saktë, kontakteve, është thelbësore për gjetjen e secilit që është në rrezik, përndryshe mund të ketë kërcënim shtesë për shoqërinë për përhapjen e virusit”.

“Edhe më shumë operatorë ekonomikë kanë filluar të punojnë, por sigurisht kushti është që ata të respektojnë në mënyrë rigoroze protokollet dhe rekomandimet e miratuara. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë plotësisht këto protokolle në mënyrë që të mbrojnë të dy klientët dhe punonjësit”, tha ministri Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments