GATI PROTOKOLLET PËR KTHIMIN E NXËNËSVE
Thuajse janë gati protokollet për kthimin e të gjithë nxënësve nëpër shkolla, në vitin e ri shkollor – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai ka vlerësuar se nëse situata me COVID-19 në Shtator është sikurse tani, nxënësit duhet të kthehen nëpër shkolla.
VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Protokollet janë thuajse gati, ka disa detaje teknike që janë duke u punuar në grupin e punës së MASH-it dhe epidemiologë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Kanë të bëjnë që nxënësit të jenë të pranishëm 100%, të mos ketrë përzierje të klasave dhe masa për dezinfektimin”
Ministri Filipçe ka deklaruar se me ardhjen e 600 mijë vaksinave anti-covid, do të imunizohen të gjithë mësimdhënësit. Nga 30 mijë mësimdhënësit, deri tani janë vaksinuar 10 mijë, respektivisht ata që kanë ndjekur mësimin me prezencë fizike dhe që ishin pjesë e proivimit të maturës shtetërore. /KlanMacedonia