7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe kërkon hetim për tubimin në Strugë, Çulevi thotë se nesër do...

Filipçe kërkon hetim për tubimin në Strugë, Çulevi thotë se nesër do të shqyrtohen lëshimet

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një postimi në Facebook ka shprehur zhgënjimin e tij për tubimin e besimtarëve që u mbajt sot pasdite në Strugë dhe kërkoi hetim si është lejuar të ndodh kjo gjë.

“Skenat që i shoh sot nga Struga janë jashtëzakonisht zhgënjyese për mua. Unë i interpretoj si mosrespektim i plotë ndaj punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë natë e ditë për të kapërcyer krizën. Që në fillim, vazhdimisht përsëris që pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të bëjnë asgjë. Asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv, duhet të respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu bëj thirrje të hetohet si është lejuar të zhvillohej një lloj i tillë i tubimit, i cili është rreptësisht i ndaluar. U bëj thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo tubim, në mënyrë që më në fund të fillojmë ta sjellim jetën përsëri në normalitet”, shkruhet në publikimin e ministrit Filipçe.

Ministri për Punë të Brendshme Naqe Çulev i ftuar në TV Alfa deklaroi se ngjarja është organizuar keq dhe se nesër do të shqyrtohen lëshimet e bëra./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments