3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe / Dasmat të lejohen me protokolle të veçanta për numrin e...

Filipçe / Dasmat të lejohen me protokolle të veçanta për numrin e të ftuarve dhe distancën e tavolinave

Dasma në vend të hapur, vetëm nën protokolle të veçanta. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi informacionin e Alsat se në fillim të muajit tjetër, mendohet lejimi i dasmave. Marrja e një vendimi të tillë do të varet vetëm nëse numri i të infektuarve të ri vazhdon të ulet.

Është shumë e mundshme që kjo të ndodhë, nëse këto trende vazhdojnë, dmth nëse numrat vazhdojnë të ulen, siç ndodh deri më tani. Në pjesën e kërkesave të objekteve gastronomike të vazhdojnë të punojnë jahstë, jo brenda, të lejohen dasmat pas një periudhe më të gjatë në raport me plotësimin e kapacitetit në kushte të jashtme, jo brenda, dhe ndoshta të rritet numrin e klientëve në tavolinë – deklaroi Venko Filipçe-Ministër i Shëndetësisë.

Gastronomët kërkojnë që Qeveria t’u sigurojë atyre sa më shpejtë protokollet e punës, që t’i përshtatin objektet dhe ti informojnë dasmorët që kanë rezervuar termine në kohë.

Një dasmë nuk organizohet nga sot për nesër, duhet të na jepet informacion dy ose tre javë përpara, ose deri në fund të kësaj jave të na tregojnë me datë të saktë, për shembull, nga 2 qershori do të lejohet organizimi i festimeve familjare sipas këtyre protokolleve. Kështu që ne të mund ti informojmë dasmorët në lidhje me protokollin, dhe si operator ekonomik të mund të përgatitemi – u shpreh Perica Golomeiq- Oda Turistike-Gastronomike -LOE.

Protokollet e propozuara nga gastronomët, janë që në dasma të mos lejohet vallëzimi, por vetëm që çifti ta hapë ceremoninë e dasmës me vallëzimin e parë. Tavolinat të jenë në distancë dhe për shkak të madhësisë së tyre, të lejohen maksimumi gjashtë të rritur dhe dy fëmijë. Vetë pronarët e restoranteve do të punësojnë njerëz, që do të jenë të ngarkuar të reagojnë nëse mysafirët i shkelin protokollet. Restorantet për dasma, janë mbyllur gjatë gjithë vitit, që nga fillimi i pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments