Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi nuk e sqaroi një situatë në Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (18.05.2020) në video nga minuta 2,20 sec,ku dhe në cilën nga 5 komunat kanë ndodhur rasti sepse sipas këtyre dy rreshtave Filipçe mezi priti dhe do e nisë me siguri bllokadën për moslëvizje për Bajram,sikur iu bë shërbim Filipçes ,pra borxh ua ka qytetarëve jo Filipçes një sqarim Teuta Arifi bëhet fjalë për thëniet /
Gjithashtu kemi raste të personave të cilët nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre por janë infektuar me COVID19, që dmth se tek ata virusi është sjellur nga jashtë si pasojë e vizitave në shtëpi të familjarëve dhe miqve të tyre. /
DFeklarata e Filipçes bazuar dhe rindërtuar mbi të folurit e Teuta Arifit
Çairi e Tetova vatra të reja të virusit, nesër vendimi për izolimin eventual për Bajram
Çairi e Tetova vatra të reja të virusit, nesër vendimi për izolimin eventual për Bajram
Qeveria nuk ka diskutuar sot për ndryshimin e orës policore gjatë kësaj fundjave. Por, nga ekzekutivi njoftojnë se nesër do të merret vendim për izolim të mundshëm gjatë festës së Bajramit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kjo varet nga vlerësimet e Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.
Gjatë takimin të nesërm do t’i kemi parasysh edhe festat që janë në këtë fundjavë, kështu që nesër do ta dimë definitivisht vendimin për masat e lëvizjes së lirë për këtë vikend- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe tha se sipas anketave epidemiologjike përhapja më e madhe e virusit korona së fundmi është bërë nga tubimet private dhe manifestimet e vogla familjare në Shkup dhe Tetovë. Izolim masiv u bë në një familje në Çair.
Izolimi i fundit në numër të madh ishte nga Komuna e Çairit, 20 persona janë izoluar për shkak të një tubimi familjarë, megjithatë këtu bëhet fjalë për të gjithë ata që ishin në vetë izolim, të cilët kishin treguar simptome të diagnostikuara- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
Kreu i shëndetësisë tha se beteja e parë me CoVid-19 u fitua, por jo edhe lufta. Filipçe gjithashtu njoftoi se personelit mjekësor t’u jepet dhuratë 20% e pagës së tyre bazë për dy muajt e ardhshëm.
Qeveria nga sot vendosi që transporti publik për pasagjerët në Komunën e Kumanovës të filloj me qarkullim brenda qytetit, si dhe transporti ndër urban. Gjithashtu, me kërkesë të Komisionit për sëmundje ngjitëse u vendos që pas karantinës shtetërore prej 21 ose 14 ditësh për qytetarët e riatdhesuar, mos të vazhdohet izolimi shtëpiak edhe për dy javë të tjera.
Adnan Qaili – ALSAT