3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeFërkimet LSDM-BDI në MPB, Zekiri / Policët hiqen se nuk e kryejnë...

Fërkimet LSDM-BDI në MPB, Zekiri / Policët hiqen se nuk e kryejnë punën, jo se janë të BDI-së

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri pohon se Ministria e Punëve të Brendshme nuk është shtab partiak. Ai në Click Plus foli për rokadat dhe lëvizjet që po bëhen në MPB. Sipas tij ata që ankohen se po ndërrohen nga puna, ndërrohen jo se  janë të BDI-së, por se nuk kryejnë detyrën si duhet.

“Këta që vinë ju ankohen janë të BDI-së dhe dikush i ndërron nuk i ndërron se janë të BDI-së. Ministri I ndërron se ai nuk e ka krye detyrën aty. Dhe ai kur identifikohet me BDI si dëshmon se BDI-ja e ka punësuar në atë formë, dhe ai ka dëshmuar se i ka shërbyer BDI-së dhe vazhdon ti shërbejë BDI-së dhe jo qytetarëve në polici”, theksoi Muhamed Zekiri, nënkryetar i LSDM-së.

E Lideri i tij tha se për herë të parë dëgjon për një gjë të tillë.

“Për herë të parë dëgjova se dikush diku po përzihet dhe dikush  tjetër po punësohet për tu përgatitur për zgjedhje. Vendimi ligjorë është sjellë në 2016-tën pastaj u ndryshua diçka në fazën e dytë por para 3 viteve është sjellë. Vendimi ligjorë qartë i përgatitë të gjithë aktorët në shoqëri sit ë hymë në procedurë  të implementimit të qeverisë teknike. Kështu që askush asgjë nuk mund të ndryshojë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendësministri i brendshëm që vjen nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu ka mohuar se në organet e policisë po bëhen lëvizje dhe avancime partiake.

Por krahas këtyre mohimeve të dy partnerëve të koalicionit qeverisës, burime të brendshme në MPB kanë treguar për TV21 dy raste për lëvizje partiake të të punësuarve në pozita të larta në pikëkalimin Bllacë dhe Tabanoc, për të cilat kemi raportuar ditëve të kaluara.

Këto lëvizje po vijnë bashkë me aktin e sistematizimit në MPB, ndërkaq përmes konkurseve të brendshme po bëhen lëvizje në disa pozita kyçe në polici, gjë që ditë më parë, krahas burimeve anonime, na e konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev todev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments