6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaKronikëFenomeni i vrasjeve nuk shqetëson institucionet!

Fenomeni i vrasjeve nuk shqetëson institucionet!

Vrasjet e ditëve të fundit shqetësuan qytetarët për sigurinë e tyre. Kërkojnë që MPB-ja të kontrollojë krimin. Por i pari i këtij dikasteri Oliver Spasovski tha se numri i vrasjeve është më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ai vlerëson se duhet ngritur vetëdija e qytetarëve që të mos keq përdoren mbajtja e armëve pa leje. Spasovski tha se jo gjithçka varet nga MPB-ja duke kërkuar përforcim të sistemit, madje kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Unë do të ju them një shembull që duhet ta dimë, për vrasësin që kreu vrasjen në Saraj, MPB në vitin 2014 dhe në dhjetor të vitit 2018 ka bërë kallëzime penale te Prokuroria Publike për armëmbajtje pa leje. Dhe ajo procedurë në vend se të përfundoj me paraburgim është proceduar si rast i rëndomtë dhe ai ka mbetur i lirë – u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Duke folur për fenomenin e vrasjeve, sociologët thonë se qytetarët kanë humbur besimin në institucione dhe vetë e marrin në dorë zbatimin e drejtësisë. Profesori Ilija Acevski si faktorë rëndit varfërinë, keq formimin e personalitetit si kriminel dhe frustrimet e jetës së përditshme që shtyjnë qytetarët pa precedentë të shndërrohen në vrasës.

Kjo do të thotë se një pjesë e njerëzve e kanë humbur durimin, veprojnë në një proces të frustrimeve të rënda, duke mos arritur të realizojnë qëllimet e tyre të jetës. Posaçërisht tek ata që kanë një plan afatshkurtër për jetën dhe nëse nuk i arrijnë qëllimet për një kohë të shkurtër por drejtojmë gishtin nga të tjerët se ata janë fajtorët – u shpreh Ilija Acevski, Sociolog.

Sipas të dhënave të Ministrisë së brendshme, gjatë vitit 2018 në nivel vendi kanë ndodhur 18 vrasje, prej të cilave 17 raste janë zbardhur. Kurse, ende mbeten mister motivet dhe autorët e vrasjes së dyfishtë në Bulevardin “Ruzveltova”, të cilët më 28 Shtator me veturë në lëvizja shkrepën dhjetëra fishekë kallashnikovi. I vrarë në vend mbeti 44 vjeçi Naim Ajeti dhe nga plagët e marra ndërroi jetë në spital 49 vjeçi Antonio Parapulov, kurse një 19 vjeçar mbeti i plagosur.

Adnan Qahili


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments