Dy rastet e regjistruara në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë janë nga dy bashki të tjera në rajonin e gjerë. Një pacient është në izolim në shtëpi dhe është me shëndet të mirë, dhe tjetri pacient pozitiv është në karantinë shtetërore në Mavrovë, ka shkruar Janevski.Fenomeni Strumica që ka 100.000 banorë ,po mahnit botën dhe po u mba ligjërata gjithë Bashkiakëve në Maqedoninë Veriore si udhëhiqet Bashkia për qytetarët . Mos haroni se qyteti Strumica është në afërsi të kufirit me Greqinë ku numri i të prekurve është 1.735 ,të shëruarve 70 dhe atyre që kanë vdekur 73.
poashtu Strumica kufizohet edhe nga Bullgaria në afërsi ka 531 të prekur ,37 të shëruar ndërsa 20 të vdekur
Bashkiaku K.Janevski u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente, sepse respektimi i masave është arma më e fortë në luftën kundër korona virusit .
-Mbani distancën , shmangni kontaktin e ngushtë, mos gruponi, qëndroni në shtëpi dhe ndiqni masa të tjera. Faleminderit për disiplinën dhe përgjegjësinë që treguat në këto rrethana të jashtëzakonshme. Ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni edhe më të disiplinuar dhe të përgjegjshëm ndaj të gjitha rekomandimeve. Me masat e marra nga komuna e Strumicës dhe mbështetjen tuaj së bashku, ne do të jemi në gjendje ta kapërcejmë më lehtë periudhën kritike që pritet, shton Kosta Janevski në FB