8.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBota“FBI më vodhi pasaportat”/ Trump: Ky sulm ndaj një kundërshtari politik, nuk...

“FBI më vodhi pasaportat”/ Trump: Ky sulm ndaj një kundërshtari politik, nuk është parë kurrë

Donald Trump akuzon agjentët e FBI-së se i kanë vjedhur pasaportat gjatë një kontrolli që ushtruan një javë më parë në resortin e tij në Florida.

“Uau – komentoi ai në platformën e tij sociale “E vërteta” – në bastisjen e FBI-së në mar-a-Lago, tri pasaportat e mia, njëra e skaduar, së bashku me diçka tjetër mu vodhën. Ky është një sulm ndaj një kundërshtari politik në nivele që nuk janë parë kurrë në vendin tonë.”

Pasaportat të cilave i referohet Trump janë ndoshta ajo amerikane dhe ajo diplomatike.

Nuk dihet arsyeja e sekuestrimit të pretenduar, që në përgjithësi bëhet për të mos lejuar që personi të dyshuar të mos largohet nga vendi.

Ndërkohë pak ditë më parë u bë publik urdhri që autorizoi FBI-në  të ushtronte një kontroll në rezidencën e Donald trump në maralago të floridës. Urdhri, tregonte se Trump tani është nën hetim për pengim të mundshëm të drejtësisë dhe ka dyshime të forta edhe për spiunazh.

Trump rrezikon seriozisht edhe mundësinë për dënim me burg ose një gjobë të majme,

Urdhri tregonte se Trump hetohej për fshehje ose shkatërrimin e të dhënave, pengimin e drejtësisë dhe shkeljen e një ligji që njihet si Akti i Spiunazhit – i cili mund të përfshijë krime përtej spiunimit, siç është refuzimi për të kthyer dokumentet e sigurisë kombëtare sipas kërkesës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments