Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj polemikave të ministrtit Filkov me zëvendëskryeminsitrin Sali rreth debatit për provimin e jurispodencës që kërkohet të mbahet në gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare me Kushtetutë dhe ligj. Të drejtën nuk ta jep “vullneti politik”, as interpretimi selektiv i nenëve, por realiteti multietnik i këtij shteti.
Të flasësh për reforma, Evropë dhe drejtësi, ndërsa mohon të drejtën e shqiptarëve për trajtim të barabartë, është hipokrizi institucionale.
Problemi nuk është Kushtetuta.
Problemi është frika nga barazia.
Drejtësia nuk dobësohet nga gjuha shqipe.
Dobësohet nga mendësia albanofobe që e sheh barazinë si kërcënim.
Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje.
Kërkojnë atë që u takon.
