14.9 C
Tetovo
E shtunë, 25 Tetor, 2025
BallinaOpinionFatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

Diku në njerin prej komunikimeve, pas raundit të parë, thashë se ndonjëherë votuesi ose qytetarit i duhet pak kohë, të largojë mjegullën ose gjethet për të parë trungun.Megjithëse nuk eshtë përgjegjësia ime, sepse i kam dalë borxhit kujtdo, pasi e bëra detyrën kryesore qytetare, prapë do të përpiqem të ndihmoj në lëvizjen e gjetheve.

Trungu;
– si është qeverisur Kërçova,
– kush e ka qeveris-daktisur,
– kush mund të ndeshej dhe kush do ndeshet në raundin e dytë.. ?!

E gjitha do të duket më qartë dhe kështu dikujt i ikën hipnoza, dikujt i ikën narkoza, dhe dikush mund të nxitet të çlirohet nga prangat e mbijetesës (kontratës) në një komunë ku bëhet gjithmonë e më vështirë të jetohet. Duke nxitur braktisjen masive, dhe asesi riatdhesimin e të ikurve.

Do të fokusohem në komunikimin e sotëm, në atë se çfarë gare do të ishte me mua në raundin e dytë. Dhe cilat do të ishin përfitimet në kuptimin e lehtësirave që të arrinim fitoren e sigurtë:
1. Nuk do të ballafaqohesha me të shkuarën, duke më akuzuar për projektet e parealizuara.

2. Kandidati ekzistues përveçse garon, për të kërkuar mandatin e pestë, njihet si kandidat i cili në gjashtëmbëdhjetë vite premton të njëjtat projekte që s’janë realizuar për njëzet e pesë vite..

3. Nuk do të kishte hapsirë që përmes shantazhit të zbehnin autoritetin tim, apo dhe të “presin” (ndalin) hapin e energjisë pozitive dhe përbashkuese..

4. Nuk do të zbarkonte e gjithë qeveria, për të zhvilluar fushatën kundër nga fakti se jam shpallur ndër ministrat më të suksesshëm të saj.

5. Jam pjesë e qeverisë dhe nuk do të kishin bazë që të thirren në projekte që do realizojnë, e të cilat s’do të kisha mundësi t’i realizoj unë.

6. Përveçse kryeministrit do t’i ndalej turri, për të zhvilluar fushatë kundër kandidaturës time, Ai do të duhej që kërçovarëve t’u promovojë të arriturat e mia në ndërtimin e Çerdheve dhe punësimin e mbi 600 përkëdhelësve, edukatoreve, punonjësve social.., etj.

7. Veç pikave të tjera të forta, një pikë kryesore që më diferencon, ishte se do të ndërlidhja pushtetin lokal me atë qëndrorë, për të realizuar premtimet në afate rekord.

8. Program im ishte i bazuar në projekte, mjetet e të cilave ishin të siguruara me akt’vendime në seanca qeveritare.

9. Kam zhvilluar fushatë që bazohet në konceptin qytetarë, e cila pasqyron realitetin ekzistues të komuniteteve që bashkëjetojnë paqësisht në histori pranë njeri tjetrit.

10. Mërgata është pjesa më e lirë, më e emancipuar, më e pashantazhueshme, apo e frikësueshme me bukën e gojës, së vendit të punës, apo kontratës me komunën në krejt komunitetin kërçovar. Disponimi te mërgata që të pranonte kandidaturën do të ishte më pozitive dhe me mbështetje të pakushtëzuar.

11. Ajo që me standartet e politikës së vjetër, shfrytëzimi i dobësive personale të kundërkandidatit, ishte dobësi imja në fushatë, sot e gjerësisht vlerësohet si epërsia ime morale e fuqizuar. Mirepo nuk jemi te sigurt se kundërivali maqedonas do jete kaq i mëshirshëm.

Besoj krejt për fund, se diçka duket më qartë nga trungu, posaçerisht lloji i raundit të dytë që pritet, e për përfundimin e së cilës unë nuk kam më asnjë përgjegjësi.

Dikurë një mik më tha:
– “Pse të përzgjedhim rrugën më të lehtë kur mundemi të vrasim këmbët dhe veten nëpër shtigjet e vështira…”, vetë e përzgjodhët.. !!!

Tash zgjidhni qeset (kuletat), hapni arkat, për të rikëthyer hisen që përvetësuat (vjodhët), sepse këtë model promovuat si praktikë në çerek shekullin diktatorial që përshkuam.

Dhe pas zgjedhjeve të gjitha do mbeten hapur; shtëpi, dyer, porta, kufinjtë, zemra dhe morali. Vetëm shpresa e ndryshimit do të mbyllet përfundimisht.

F. B. L.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments