9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFatmir Bytiqi: Termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalën...

Fatmir Bytiqi: Termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalën “gjuhë shqipe” në Kushtetutë

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytiqi, tha se termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalën “gjuhë shqipe” në Kushtetutë.

Bitici në emisionin “200” të Alsat tha se përveç ndryshimit të Preambulës me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, grupi punues i ekspertëve nuk ka mandat të diskutojë për ndryshime të tjera në aktin më të lartë ligjor të shtetit. Ai shprehet i bindur se shumica parlamentare ka 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

  • Grupi i punës që ka mandat për ndryshime kushtetuese njoftoi se nuk ka mandat as për amendamente dhe as për diskutime për amendamentet e tjera kushtetuese, përveç atyre që kanë të bëjnë me rrugën evropiane. Nuk mendoj se ka një deputet shqiptar që do të votojë kundër integrimit europian. Çdo diskutim tjetër e shoh si pjesë të agjendës politike ditore për arsye të ndryshme. Jemi të bindur se edhe në bllokun opozitar maqedonas do të mbizotërojë arsyeja dhe do të bëjnë mazhorancën për ndryshime kushtetuese, tha Bytiqi, transmeton TV Alsat. (MIA)
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments