“Jemi për largimin e këtyre objekteve të kësaj industrie 500 metra larg objekteve shkollore dhe fetare”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi duke arsyetuar ligjin e ri të propozuar nga Qeveria për lojërat e fatit dhe dislokimin e të njëjtave 500 metra nga objektet shkollore dhe atyre fetare, informon Politiko.mk
Ai theksoi se masat për siguri dhe identifikim të personave në lojërat online do të jenë të larta dhe asnjë person nën moshën 18 vjeç nuk do të mund të bëhen pjesë e të njëjtëve.
“Kemi mekanizma të cilat do ti identifikojnë personat që do të duan të bëhen pjesë e lojërave online. Do të jetë e pamundur që fëmijët e mitur, nën 18 vjeç të bëhen pjesë e së njëjtës”, u shpreh Besimi.(Politiko.mk)