1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeFatmir Besimi: Miratimi i zgjidhjes ligjore për PLL, mundëson qasje në 530...

Fatmir Besimi: Miratimi i zgjidhjes ligjore për PLL, mundëson qasje në 530 milionë euro për përballimin e krizës dhe përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë

Sot, në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet mori përkrahje Propozim ligji që do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut qasje në 530 milionë euro – mjete nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet të FMN-së. Zgjidhjen e propozuar ligjore e arsyetoi ministri i Financave, Fatmir Besimi para anëtarëve të Komisionit dhe qasja e vendit për shfrytëzimin e mjeteve nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet është konfirmim i FMN-së për zbatimin e politikave të qëndrueshme.

“Sigurimi i mjeteve nëpërmjet këtij instrumenti është pjesë e aspiratave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave, që në këto kushte krize kur në tregjet e kapitalit çmimet janë të larta, të sigurohet financim shtesë në kushte sa më të favorshme. Ligji parasheh që Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë qasje në 530 milionë euro, nga të cilat 110 milionë euro duhet të tërhiqen deri në fund të vitit dhe 155 milionë euro – vitin e ardhshëm. Këto janë mjete të nevojshme për t’i përballuar pasojat e krizës energjetike dhe për t’i përkrahur qytetarët dhe ekonominë, të cilat nevojiten më së shumti në dimrin e ardhshëm”, thekson ministri Besimi dhe shton se pikërisht për këtë aspekt zgjidhja ligjore duhet të përkrahet në Kuvend.

Ministri thekson se Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet është vendosur në vitin 2011 dhe i destinohet vendeve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar – FMN me baza dhe politika të qëndrueshme dhe praktikë të dëshmuar mbi zbatimin e politikave, të cilat faktikisht nuk kanë nevojë për financim, por përballen me rreziqe që mund të shkaktojnë një nevojë të tillë.

Ministri shtoi se qëllimi i kësaj linjeje kreditore është të sigurojë mbrojtje efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së që kanë baza të qëndrueshme ekonomike, respektivisht politika të tilla.

“Që një vend të kualifikohet për shfrytëzimin e këtij instrumenti, duhet të ketë baza të qëndrueshme ekonomike dhe korniza institucionale të politikave; të zbatojë dhe të ketë praktikë të dëshmuar mbi zbatimin e politikave të qëndrueshme; dhe të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar politika të tilla të qëndrueshme në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments