Qeveria falënderon të gjithë qytetarët që përcjellin informimin publik nga institucionet dhe të cilët në këtë mënyrë shprehin besim në komunikimet qeveritare, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Facebook.
Qeveria është mburrur se ka fituar 100 mijë ndjekës në profilin e saj zyrtar në Facebook, i cili publikon informacione për aktivitete të ndryshme të kryeministrit, ministrave, si dhe vendimet e seancave të qeverisë.
“Platformat e mediave sociale si Facebook janë kthyer në një nga kanalet bazë për informimin e përditshëm të qytetarëve. Investimi në ndërtimin e një qëndrimi të hapur të Qeverisë ndaj qytetarëve sot rezulton me një kompletim të konsiderueshëm – 100.000 ndjekës të cilët u bashkuan për të marrë informacion për shërbimet dhe punën e institucioneve direkt nga faqja e Qeverisë në Facebook. Qeveria falënderon të gjithë qytetarët që ndjekin informacionin publik nga institucionet dhe që në këtë mënyrë shprehin besim në komunikimet e qeverisë”, thuhet në postimin e Qeverisë në Facebook.