11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajme“Faleminderit heronjve tanë”, emri i policit të vrarë në veri të Kosovës...

“Faleminderit heronjve tanë”, emri i policit të vrarë në veri të Kosovës shfaqet në “Times Square”

Sulmi që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjkau dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta në të gjithë botën.

Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logoja e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

Kjo është realizuar nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Dren Deva i cili është nga Mitrovica.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments