6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeEvropa kërkon reforma nga Maqedonia e Veriut

Evropa kërkon reforma nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur, por duhet të fokusohet në zbatimin e reformave. Kështu ka porositur Tune Kelam, kryesues i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian duke theksuar  tha se Maqedonia ka gjasa serioze që në qershor të merr përgjigje pozitive për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, sipas tij për këtë janë të domosdoshme reformat në gjyqësor.

Ka edhe disa muaj që të zhvillohet mbledhja e Këshillit Evropian, i cili do të vendos për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Kjo ishte dëshira e shumicës së popullatës në Maqedoni. Tani është koha që të përqendrohemi në këto objektiva kombëtare, mendoj se nuk duhet të humbim kohë me dallimet politike, sepse Qeveria aktuale dhe opozita janë të një mendimi që integrimi në BE duhet të ketë përparësi, që reformat dhe legjislacioni i ri duhet të miratohen dhe të zbatohen”- pohoi Tune Kelam, kryetar i Komisioni për politikë të jashtme në PE.

Zyrtari evropian tha se vendi ka bërë punë të mirë për të nisur negociatat, por sipas tij nuk dihet nëse në KE do të ketë vendim të njëzëshëm.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jenë të rëndësishme sepse nëse këto zgjedhje do të mbahen në atmosferën e pajtimit kombëtar, në një atmosferë të drejtë dhe transparente, atëherë do të ketë një argument shtesë për mbështetjen e Maqedonisë”- tha  Tune Kelam, kryetar i Komisioni për politikë të jashtme në PE.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u takuan me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të opozitës.

Mefail Ismaili


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments