8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEVN përgënjeshtron lajmet e rreme për Ali Ahmetin

EVN përgënjeshtron lajmet e rreme për Ali Ahmetin

Pas lajmeve të rreme dhe spekulimeve që qarkullonin ditë më parë për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në lidhje me energjinë elektrike, kanë reaguar nga kompania energjetike EVN, të cilët për TetovaSot thonë se pas kryerjes së kontrollit të orëmatësit në hapësirat e shtëpisë së krytetarit të BDI-së Ali Ahmeti, kanë vërtetuar se nuk ka parregullsi në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

“Ekipet e Elektrodistribuimi pas kryerjes së kontrollit të orëmatësit në hapësirat e shtëpisë së kryetarit të BDI, z. Ali Ahmeti, vërtetuan se nuk ka parregullsi në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Priza zgjatuese është e lidhur ndërmjet orëmatësit dhe objektit, që do të thotë se konsumi plotësisht regjistrohet nga ana e orëmatësit” thonë nga EVN për TetovaSot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments