6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaSportEuropa League/ Fitojnë ekipet tetovare Shkëndija e Renova, bie Shkupi

Europa League/ Fitojnë ekipet tetovare Shkëndija e Renova, bie Shkupi

Ekipet shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë surprizuar me paraqitjet e tyre në kualifikueset e Europa League.
Shkëndija e Tetovës fitoi në transfertën azere përballë Sumqayit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta nisi me një penallti e realizuar në gol nga Besar Ibraimi.

Azerët i japin dhe një dorë Tetovarëve kur Mutallimov del me karton të kuq. Në të njëjtën minutë., 89′ Shkëndija realizon dhe golin e sigurisë me Doriev.

Po ashtu edhe Renova ka fituar në transfertën armene të Alashkert FC falë golit të Miskovskit. I vetmi ekip shqiptar që u eleminua ishte Shkupi i cili në Azerbajxhan ndaj Neftchi Baku pati një ndeshje të vështirë. Ekipi shqiptar nga Shkupi e pa veten në pjesën e dytë në disavantazh të dy golave dhe me një lojtar më pak por arriti në minutat e fundit të shënojë një gol që vlejti sa për të ngushtuar diferencat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments