10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEurointegrimet, Drita Abdiu: Nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë skenare vetizoluese

Eurointegrimet, Drita Abdiu: Nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë skenare vetizoluese

Vendi nuk duhet ta lejojë të ndodh një skenar si ai i vitit 2007, pasi shumica e partive politike, në programin dhe deklaratat e tyre qartësojnë orientimin euroatlantik, thekson zv/kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu.

Shton se tani është koha fjalët të dëshmohen me vepra konkrete, që do të thotë votimi i ndryshimeve kushtetuese, vazhdimi i rrugës drejt konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapja e klasterit të parë.

“Kjo është faza e parë skriningu dhe vazhdimi i rrugëtimit nënkupton përmbushjen e obligimeve që kemi marrë në kornizën negociuese dhe këto janë të njohura për ne për publikun që janë ndryshimet kushtetuese, proces që duhet përfunduar me sukses deri në muajin nëntor. Sepse ne njëherë e kemi përjetuar këtë skenarë në vitin 2007 kur filluam rrugëtimin bashkë me Kroacinë dhe për shkak të mosmarrëveshjeve bilaterale me Greqinë, ne ngecëm në dhomën e pritjes, dhe tani Kroacia feston 10 vjetorin e shtet anëtar. Çka mund të ndodh mendoj se ky shembull e shpjegon shumë mirë”, u shpreh zv/kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu.

Nga aspekti formalo juridik nëse ne nuk arijmë ta përmbushim këtë kusht, atëherë Shqipëria e vetme do ta vazhdojë rrugëtimin, nënvizon Drita Abdiu.

“Nga aspekti politik mendoj se është mëse e qartë se çka nënkupton kjo për Maqedoninë e Veriut. Nënkupton një vetëizolim, poashtu vendosja e shtetit në një vend, hapësirë të pa qartë gjeopolitike. Ndoshta në grup me vendet e treta që nuk kanë në agjendën e tyre integrimin në BE. Ne e kemi bërë të qartë se kemi një qëllim dhe kjo është integrimi i RMV-së në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Pas gjithë këtij procesi të skriningut deri më sot mund të them se administrata e jonë përveç që ka punuar me shumë përkushtim, ne jemi të përgatitur për të hapur klasterët, për të hapur kapitujt për të draftuar pozitat negociuese dhe për të vazhduar procesin”, theksoi Abdiu.

Sa i përket dinamikës, procesi i skriningut për disa muaj i afrohet fundit të fazës së parë. Ka përfunduar skriningu për klasterin e parë të dytë dhe të tretë, ndërsa kanë mbetur dy kapituj nga klasteri i katërt që do të zhvillohen në shtator.

Për klasterin e pestë kishim skriningun shpjegues me delegacionin nga Shqipëria bën të ditur Abdiu duke shtuar se i gjithë procesi përfundon me klasterin e gjashtë për marrëdhëniet e jashtme që pritet të përfundojë nga fundi i Nëntorit, klaster ky që gjithmonë ka vlerësime shumë pozitive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments