15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajme“Eurodrejtësia” Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Së shpejti do kemi prokuror...

“Eurodrejtësia” Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Së shpejti do kemi prokuror të përhershëm

Vendi do të ketë prokuror ndërlidhës në Hag, në kuadër të Eurodrejtësisë. Lamin e kumtoi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA.

“Ideja për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe emërimin e një prokurori të përhershëm ndërlidhës është reciproke dhe ka mbështetjen time të plotë. E kjo sidomos, sepse besoj se emërimi i një prokurori publik ndërlidhës me qëndrim të përhershëm në Hagë do të kontribuojë në një përmirësim të dukshëm të rezultateve në ndjekjen e krimit ndërkufitar, por edhe në ngritjen e kapaciteteve nacionale”, thekson Lloga.

Shprehu bindjen se nga ana e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat e nevojshme për prurjen e vendimit për shpallje për paraqitjen e kandidatëve për Prokuror Publik Ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments