12.8 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeEULEX ndalon Nait Hasanin, ja çfarë i është konfiskuar

EULEX ndalon Nait Hasanin, ja çfarë i është konfiskuar

Ish-i burgosuri politik, deputet dhe ambasador, Nait Hasani, ditën e diel në Fushë-Kosovë rreth orës 14:30 është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Sipas informatave, shoqërimi i tij ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Këto informacione janë konfirmuar nga vetë Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ka ndaluar dhe për tri orë rresht është mbajtur në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Hasani ka pohuar se me urdhër të Dhomave të Specializuara i është konfiskuar telefoni personal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments