15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeEskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut po bën gjithçka që procesi i...

Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut po bën gjithçka që procesi i integrimit të ketë sukses

Për mbështetjen e SHBA-së për integrimin e rajonit në BE ka folur edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aleatë të fortë të NATO-s dhe partnerë të dobishëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Për të vazhduar aspiratat e saj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të sjellë ndryshime kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare. Ne e mbështesim fuqishëm këtë hap të vështirë, por të domosdoshëm, tha Escobar.

Ai tha se Maqedonia e Veriut është një vend që ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të kaluar në hapin tjetër dhe shtoi se, sipas tij, e meriton hapin tjetër. “Dhe mendoj se të gjithë, si brenda Bashkimit Evropian, ashtu edhe në strukturat politike të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë gjithçka që kjo të ketë sukses, shtoi ai.

Eskobar tha se nga opozitës nuk i kërkohet të mbështesë kryeministrin, por rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

– Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Është e arsyeshme, mendoj tani për tani, dhe ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, shpresoj që të gjitha palët e spektrit politik të mbështesin ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mund të ecim përpara në avancimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments