Në sondazhin e IRI-së të kryer në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është shtruar pyetja se kush është politikani më popullor, i cili tregoi se lideri turk Taip Recep Erdogan është më lart në listë, transmeton Portalb.mk.
Përveç Kosovës dhe Serbisë, Erdogan është praktikisht më i popullarizuari në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Vendin e parë në Kosovë e ka presidenti amerikan Joe Biden, kurse në Serbi Vladimir Putin, pastaj presidenti kinez Xi Jinping.
Në Maqedoni, nga ana tjetër, publiku tradicionalisht e admiron Erdoganin dhe presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse sondazhi tregoi se shumica i jep mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe një shumicë dërmuese e konsiderojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar.