4.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaErdoğan: Asnjë fuqi nuk mund t’i detyrojë banorët e Gazës të largohen...

Erdoğan: Asnjë fuqi nuk mund t’i detyrojë banorët e Gazës të largohen nga “atdheu i tyre i përjetshëm”

“Askush nuk ka fuqinë t’i largojë banorët e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm, i cili ka ekzistuar për mijëra vjet. Palestina, përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, u përket palestinezëve” u tha Erdoğan.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se asnjë fuqi nuk mund t’i detyrojë banorët e Gazës të largohen nga “atdheu i tyre i përjetshëm”, pasi Gaza, Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor u përkasin palestinezëve, raporton Anadolu.

“Askush nuk ka fuqinë t’i largojë banorët e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm, i cili ka ekzistuar për mijëra vjet. Palestina, përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, u përket palestinezëve” u tha Erdoğan gazetarëve në Istanbul para se të nisej për në Malajzi.

Presidenti Erdoğan theksoi se propozimet e administratës së SHBA-së për Gazën, të bëra nën presionin e regjimit sionist, nuk ia vlen të diskutohen.

Presidenti turk gjithashtu vlerësoi Hamasin për përmbushjen e zotimeve të tij në shkëmbimet e vazhdueshme të të burgosurve me Izraelin, pavarësisht përpjekjeve izraelite për të minuar procesin.

Lidhur me situatën në Siri, Erdoğan tha se me zbulimin e varrezave massive në pjesë të ndryshme të Sirisë po ekspozohet fytyra e përgjakshme e regjimit të Asadit.

Ai gjithashtu shprehu shpresë për stabilitetin e Sirisë nën udhëheqjen e presidentit Ahmed al-Sharaa, duke sugjeruar se vendi së shpejti do të gjejë paqen.

“Nuk ka vend për grupet terroriste në Siri”, theksoi Erdoğan, duke pohuar se presidenti sirian al-Sharaa do të luftojë kundër këtyre grupeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments