17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeEpopeja e UÇK-së dhe koalicioni i BESËS me VMRO-në nacoinaliste, flet Glauk...

Epopeja e UÇK-së dhe koalicioni i BESËS me VMRO-në nacoinaliste, flet Glauk Konjufca (VIDEO)

popeja e UÇK-së po mbahet edhe në Tetovë. Në lidhje me këtë kreu i komunës së Tetovës njëherë edhe nikoqir i këtij manifestimi ka thirrur djalin e Adem Jasharit, Lulzim Jasharin, krye parlamentarin e Kosovës Glauk Konjufcën si dhe personalitete tjera të Kosovës.

Në pyetjen e gazetarit të TS-së se si ndjehet Konjufca në Tetovë në manifestimin e Epopesë së UÇK-së ku në anën tjetër kreu u komunës së Tetovës është në koalicion me VMRO-në nacionaliste e cila ditë më parë bëri thirrje për luftë ndaj shqiptarëve.

Konjufca  u shpreh se çështja e luftërave në Ballkan është çështje e mbyllur.

“Çështja e luftërave në Ballkan është çështje e mbyllur. dhe gjashtë shtetet e Ballkanit që nuk janë integruar në Bashkimin Evropian,  orientimin e kanë të qartë, përveç Serbisë e cila është orientuar në mënyrë antiperendimore, ndërsa sa i përket dy partive politike maqedonase më të mdhaja nuk kanë pasur dallim sa i përket pozicionimit të tyre ndaj Kosovës, pasi kur ka qenë njëra ka intervenuar NATO dhe kur ka qenë tjera në 2008 po ashtu e ka mbështetur Kosovën” u shpreh krye parlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në Tetovë me Bilall Kasamin. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments