13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeEnver Hoxhaj: Korridori 8 me rëndësi të madhe rajonale dhe mbarëshqiptare

Enver Hoxhaj: Korridori 8 me rëndësi të madhe rajonale dhe mbarëshqiptare

Nënkryetari i Kuvendit dhe ish shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për rëndësinë rajonale dhe gjeopolitike të Korridorit 8 duke e cilësuar atë si njërin prej korridoreve më të rëndësishëm trans-evropian. Sipas tij, Korridori 8 ka një rëndësi të madhe ekonomike meqë do të përshpejtojë lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimin e mallrave por edhe të burimeve të energjisë, si dhe të vet naftës.

“Po ashtu, ka një rëndësi të madhe rajonale dhe mbarëshqiptare meqë e lidhë Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe shqiptarët që jetojnë atje, me Republikën e Shqipërisë, por edhe me Bullgarinë”, ka thënë Hoxhaj në një deklaratë për Indeks.mk.

Me këtë rast, ai ka vlerësuar edhe punën e zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi si përgjegjës për një projekt të tillë.

“Puna të cilën e bënë z.Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh, meqë është njëri prej projekteve më të mëdha i cili do të përmbyllet në këtë pjesë të Evropës dhe i cili do tu shërben sa interesave politik të vet shqiptarëve, aq edhe interesave shtetërore të shteteve të rajonit, por edhe vet interesave gjeopolitike të Evropës dhe Perëndimit. Unë e kam ndjek idenë e këtij projekti për gjatë kohës sa kam qenë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdojë t’i përcjell temat e politikave të jashtme dhe kam parë këto ditët e fundit punën marramendëse që po bënë z. Grubi dhe dua ta përgëzoj për angazhimin dhe vullnetin e tij politik dhe mbi të gjitha qasjen e tij shumë profesionale për t’i shkuar deri në fund një projekti të tillë siç është Korridori i 8”, deklaroi Hoxhaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments