13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionProf.Dr Enver Hasani: “Rasti Kumanovës” dhe vizita e fundit e Kurtit, sjellje...

Prof.Dr Enver Hasani: “Rasti Kumanovës” dhe vizita e fundit e Kurtit, sjellje armiqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se kryeministri i Kosovës ka shkuar me statusin e një shteti problematik në samitin e Athinës.

Ai ka thënë se aty Kosova u paraqit në një pozicion dytësor në raport me shtetet e tjera.

Hasani ka theksuar se kryeministri Albin Kurti duhet të ndjekë këshillat e SHBA-së, e jo të vazhdojë “me këtë logjikë”.

“Kryeministri duhet ta marrë shumë seriozisht statusin e tij në atë konferencë. Statusi i tij ka qenë i një vendi problematik, i një vendi që nuk është krejt vend sovran dhe i pavarur. I një vendi që ka lexuar shumë gabimisht luftën në Ukrainë, mbi të gjitha tragjikisht në mënyrë të gabuar prej ditës së parë e deri këtu, dhe që e kundërta e asaj që ka besuar e ka çu në Athinë me një pozicion që është pozicion i dorës së dytë, dytësor, në raport me të tjerët”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ku gaboi Kosova me Ukrainën, pasi në këtë samit u pa se presidenti ukrainas përveç Kurtit, me të gjithë liderët e tjerë mbajti diskutime të veçanta.

“Qeveria ka menduar se lufta në Ukrainë, krejt faji do t’i gjuhet Vuçiqit si një problematik, Serbia është pritë se do t’i ndihmojë Rusisë. Shumë më gjuhë ofensive kanë pasë ndaj Putinit dhe Serbisë tanët se vendet e NATO-s, ka qenë gabim është dashtë të mos bëjnë turr por ta ndjekin vijën e aleatëve tanë”.

Hasani ka folur edhe për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Sjelljen e tij atje e ka quajtur armiqësore ndaj shtetit maqedonas. Ai ka thënë se sjelljet e tilla armiqësore mund të ndikojnë në marrëdhëniet fqinjësore në mes të dyja vendeve.

“Vizita në Shkup, nuk është hera e parë që liderët e Kosovës ndaj fqinjëve që kanë pasur politikë miqësore sillen në mënyrë armiqësore. E keni rastin e Kumanovës. Pa marrë parasysh motivin dhe pse, ajo ka qenë tragjedi për familjet dhe për Kosovën. E ti çohesh i mbështet aktet që ato akte nuk mund të kenë legjitimitet tjetër sipas ligjit ndërkombëtar pos terrorizëm. Me shku shtetit tjetër sovran, shtetasit e tu në territor me u përdorë për qëllime agresive. E njëjta është parimi i fqinjësisë së mirë, nënkupton mos me ndërhyrë në procese brenda që zhvillohen. Si nuk ishte ndërhyrje (vizita e Kurtit). Ke shku me gjithë ata janë procedura ligjore për përdorim të simboleve që nuk janë të lejuara aty. Problemi është se mund të shkosh 2-3 herë, por është rëndë të të kthej në kufi, ku po do me këtë logjikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments