Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri në konferencën për shtyp pas takimit në Klubin e deputetëve të grupeve të punës të partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez, u shpreh se i kupton bashkëqytetarët maqedonas se edhe ata si parti politike po luftojnë për gjuhën dhe heqjen e 20 për qindshit nga Kushtetuta, por ky është shansi i fundit për vendin tonë.
“I kuptojmë bashkëqytetarët tanë maqedonas se edhe ne po vuajmë për njohjen e gjuhës dhe të hiqet nga Kushtetuta përkufizimi i 20%. Por kjo mundësi nuk duhet lëshuar, ky është shansi ynë i fundit për të kapur trenin në Evropë. Biseda ishte konstruktive dhe presim rezultatet të mira”, tha Aziri.