7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKulturëEkspozitë e Valmir Azirit në Dibër

Ekspozitë e Valmir Azirit në Dibër

Ekspozita e Valmir Azirit do të jetë e hapur deri ditën e shtunë. Aziri theksoi se pas hapjes të ekspozitës në Dibër ekspozita do të vazhdoj të prezantohet edhe në Strugë, Manastir dhe disa qytet të tjera të vendit.– Në Qendrën për kulturë në Dibër u hap ekspozita personale e pesta me radhë “AD Astra” (drejt yjeve), e piktorit të njohur Valmir Aziri i cili aktualisht është sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës. Në hapjen morën pjesë kryetari i komunës Hekuran Duka dhe artdashës të grup moshave të ndryshme nga Dibra. Në hapjen e ekspozitës me 35 piktura, autori Valmir Aziri theksoi se pas hapjes të kësaj ekspozite në Çairin e Vjetër pastaj në Tetovë, Dibra është qyteti i tretë ku bëhet prezantimi i ekspozitës “Drejt yjeve”. Ai potencoi se në veprat e tij dominojnë impresionet në gjithësi, forca inspiruese dhe tema të ndryshme. Piktori Valmir Aziri tha se ekspozita hapet në kuadër të bashkëpunimit me pushtetin vendor në Dibër dhe Qendrën për kulturë. “Ishte një kënaqësi e veçantë që para publikut artdashës dibran të bëj prezantimin të veprave. Publiku dibran gjithmonë ka nivel të lartë artistik”, theksoi Aziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments