16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeEjup Rustemi tregon të vërtetën/ Rruga Tetovë – Prizren kalon nga Veshalla...

Ejup Rustemi tregon të vërtetën/ Rruga Tetovë – Prizren kalon nga Veshalla (VIDEO)

Rruga Tetovë-Prizren dhe vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në Maqedoninë e Veriut trazoi politikën e vendit dhe rajonit. Opozita shqiptare e përbërë nga treshja Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti tentuan të përvetësojnë vizitën e Albin Kurtit për të përfituar politikisht duke treguar para opinionit se ata janë bartës të proceseve të mëdha siç është rruga Tetovë -Prizren.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke tentuar të merr mbi vete ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, kryeministrin Kurti e çoi në fshatin Vicë të Tetovës edhe pse rruga Tetovë – Prizren nuk kalon nga Vica.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Shtetërore Ejup Rustemi ka hedhur poshtë të gjitha shpekulimet apo informacionet jo të sakta se rruga Tetovë – Prizren kalon  nga Vica, ai u shpreh për TS se trasa e përzgjedhur me tunel 6.4 kilometra është nga Veshlla në Manastiriç të Kosovosë.

Nga studimi i fizibiliteti që është bë nga ndërmarrja janë paraparë gjashtë trasa të ndryshme që u përzgjodh trasa më e mirë që do të lidh Tetovën me Prizrenin. Trasa që është përcaktuar është paraparë me një tunel 6.4 km. Trasa është nga Tetova që çon në Kodrën e Diellit deri afër Shipkovicës pastaj do të kemi një devijim që kalon nga Shipkovica në Brodec e nga Brodeci në Veshallë ku nga Veshall futemi në tunel që del në anën tjetër në Kosovë që quhet Manstiriç” u shpreh Rustemi për TS.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka bërë fazën e parë pra fizibilitetin gjithashtu janë ndarë mjetet për projektim ku kanë nisur edhe grupet e ekspertëve për detajet për marrëveshjen e financave. Ku si ndërmarrje sipas Rustemit kanë ndarë mjete edhe për hapjen e tunelit të përbashkët me Kosovën.

Drejtori Ejup Rustemi është i bindur se kjo rrugë do të bëhet, pasi shumë analist janë skpetik se kjo rrugë nuk ka interes ekonimik aq të madh.

Ndërtimi i rrugës ka disa etapa, etapa e parë është fizibiliteti, pas saj vinë projekti dhe në fund vijn mjetet financiare për ndërtimin e kësaj rruge. Unë shpresojë shumë në ndërtimin e kësaj rruge, pasi të kemi projektin ka edhe fonde të ndryshme evropiane që bëjnë lidhjen e dy koridorreve, dhe kjo do të ishte rruga që lidh koridorrin 8 dhe koridorrin që lidh Kosovën me Shqipërinë” u shpreh Rustemi për TS.

Ndryshe edhe qytetarët e Veshallës, shpresojnë se rruga Tetovë – Prizren mund të bëhet edhe pse kjo punë është biseduar gati 50 vite. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments