12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeEfektet e krizës së Covid në ekonomi janë të dukshme, por kryesisht...

Efektet e krizës së Covid në ekonomi janë të dukshme, por kryesisht të zbutura përmes masave monetare dhe fiskale në kohë dhe të përshtatshme.

Efektet e krizës së Covid në ekonomi janë të dukshme, por kryesisht të zbutura përmes masave monetare dhe fiskale në kohë dhe të përshtatshme.Të dhënat e fundit në dispozicion tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së ekonomisë, por është e qartë se pasiguria është veçanërisht e theksuar. Kjo është karakteristikë e ekonomisë së përgjithshme globale, rimëkëmbja e së cilës mbështetet në faktorët e lidhur me shëndetin publik dhe faktorët ekonomik që janë të vështirë të parashikohen.Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet të monitorohet vazhdimisht situata, të rregullohen politikat dhe të merren masa në kohë. FMN do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për ekonomitë sa herë që ka nevojë dhe hapësirë për të.Këto janë disa nga rekomandimet nga Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, nga takimi i Ministrit të financave Fatmir Besimi së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipeve të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me Drejtorin e Departamentit të Evropës të FMN-së Alfred Kamer, shefi i misionit të FMN-së për vendin tonë, Bergliot Bjornson Barkbu dhe Përfaqësuesja e Përhershme e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stephanie Eble.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments