16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: S’ka rrezik për negociatat! Me ndryshimet kushtetuese bëmë gjënë e...

Edi Rama: S’ka rrezik për negociatat! Me ndryshimet kushtetuese bëmë gjënë e duhur për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama tha për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

Kryeministri u pyet edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.

Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments