12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Presidenti nuk udhëheq revolucione imagjinare

Edi Rama: Presidenti nuk udhëheq revolucione imagjinare

Kryeministri në mbrojtje të Begajt pas akuzave të opozitës

Teksa presidenti Begaj u përball me akuza të shumta nga opozita, për dekretimin e ligjit për komisionet hetimore, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim mbështetës ndaj kreut të shtetit. Edi Rama e cilëson të përfunduar epokën kur një president vepronte  kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë.

“Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!“

Në postimin e tij, kryeministri rendit disa nga arritjet e Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin se nuk ka më kohë për të humbur me çdokënd që ecën me orën e vjetër.

Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt. Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij,  rikthimin e kohës së vdekur.

Presidenti Begaj ka qenë në shenjëstër të akuzave nga opozita, të cilet pretendojnë se po përdoret nga qeveria.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments