15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeEdi Rama paralajmëron drejtuesit e mjeteve / Do t’ju hiqet patenta për...

Edi Rama paralajmëron drejtuesit e mjeteve / Do t’ju hiqet patenta për 3 vjet dhe sekuestrohet makina

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se të gjithë ata që qarkullojnë me automjete pa autorizim nga Policia e Shtetit, do të ndëshkohen me 3 vjet heqje patente dhe sekuestrim të mjetit. Vizion Plus
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se nga nesër lokalet dhe të gjitha ambientet që grumbullojnë shumë njeëz, do të jenë të mbyllura në të gjithë vendin.

Sa i përket kompanive, Rama tha se duhet të sigurojnë standardet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda.

“Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën: policiarrugore@gmail.com. Dhe për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, duhet të telefonojnë policinë e shtetit në numrat: 0694122223 0694122224. Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. Në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda. Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet tr/dr dhe sot në qarqet shkodër, lezhë, elbasan, fier dhe vlorë, do të mbyllen në të gjithë shqipërinë. Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit! Frikë aspak, kujdes po!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments