4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama në Moskë/ Njihni pavarësinë e Kosovës, krenar që jemi aleatë...

Edi Rama në Moskë/ Njihni pavarësinë e Kosovës, krenar që jemi aleatë të Perëndimit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Moska njohjen e Kosoves si shtet. Sipas kreut te qeverise është në të mirën e Serbise ta njohe Kosoven sa me shpejt te jete e mundur.

EDI RAMA

KRYESUES I OSBE 2020

Mendoj qe eshte ne te mire te gjithkujt , edhe te Serbise qe te njohe Kosoven sic është. Ne e kemi mbeshtetur dialogun dhe gjetjen e mirekuptimit per te arritur realizimin e kesaj njohjeje por jo duke u nisur me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjehere. I shpjegova ministrit se na duhet te rinisim procesin. Vullneti i njerezve nuk mund te behet me standarde te dyfishte per te njohur apo mosnjohur ate cka vullneti i njerezve sjell ne jete. Popullata shqiptare ne Kosove ka jetuar nen sundimin e nje shteti qe nuk e kishte zgjedhur. N e kuptoj pse te tjeret e kane te drejten te ndahen dhe Kosova jo.

Nga ana tjeter kryediplomati rus theksoi se Beogradi dhe Prishtina duhet te arrijne ne nje marreveshje, por bazuar ne rezoluten e OKB.

SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM, FEDERATA RUSE

Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe duhet te zgjidhet ne perputhje me te drejten nderkombetare. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkësive serbe. Ka nje sere marreveshjes te arritura mes Prishtines dhe Beogradit. Marreveshja per asocacionin e komunave serbe eshte arritur se paku gjashte vjet me pare. Prishtina refuzon qe te respektoje detyrimet.  Ne e promovojme kete dialog por per fat te keq koleget nga Bashkimi Europian kane vendosur te jene ndermjetes dhe nuk kane arritur te sigurojne zbatimin e marreveshjeve.

Gjate konferences per shtyp nuk munguan as batutat mes dy homologeve.  Rama u tha gazetareve se gabimi i fundit qe do te bente, do te ishte te fliste perpara se te fliste Lavrovi.  Ndersa ne lidhje me marredheniet mes dy vendeve, kryediplomati rus theksoi se Shqiperia eshte e detyruar te kete aleate perendimore,  cka e pengon bashkepunimin me Moskën.

SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM, FEDERATA RUSE

Ne i njohim qellimet e Shqiperise per integrimin ne BE. Ky eshte nje realitet politik. Ka shume shembuj, Shqiperia eshte nje prej tyre dhe detyrimet qe ka, e ndalojne ne marredhenie me ne, në fusha te ndryshme.

Rama e iu pergjigj homologut te tij rus, duke nenvizuar se do ta shenoje ne CV e tij  qe ka korrigjuar njehere Lavrovin, te cilin me heret e kishte quajtur një enciklopedi të diplomacisë.

EDI RAMA

KRYESUES I OSBE 2020

Nuk jane detyrime, është zgjedhje. Nuk jemi ne nje linje me aleatet sepse jemi të detyruar,  por sepse zgjedhim ta bejme dhe jemi krenare.  Kur behet fjale per marredheniet me Rusine nuk është sekret, eshte fakt qe  marredheniet tona jane ne nje nivel te ulet. M‘u tha nga ambasadori  rus perpara qe te vija ketu qe  Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe nuk ka pasur nje telefonate Moske-Tirane prej shume vitesh, kur iku Stalini ju lame dhe ne . Kjo tregon gjithcka, asnje telefonate e  jo me vizita dhe takime. Nuk mendoj se Rusia eshte armik per askend qe ne kemi perkrah, Rusia eshte konkurent por jo armik.

Në takimin dypalesh u fol dhe per sfidat e OSBE dhe për konfliktin në Ukraine.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments