18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeEdi Rama i “përgjigjet” Mitsotakis me kantierin në Derviçan

Edi Rama i “përgjigjet” Mitsotakis me kantierin në Derviçan

“Do të mbajë emrin e Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas komunizmit”

Pavarësisht gjuhës së ashpër që kryeministri grek përdor për çështjen “Beleri” drejt Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është përgjigjur me investimin që po bën Derviçan, në bashkinë minoritare Dropull.

Përmes një postimi në Facebook disa orë pas deklaratës së Mitsotakis, Rama shkruan: “Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”. 

Prej disa muajsh Athina dhe Tirana shkëmbejnë deklarata në distancë për arrestimin e Fredi Belerit, por Rama ka qenë më i përmbajtur dhe më konstruktiv duke dashur t’i bëjë të kuptojnë se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i përket drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare. 

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments