“Do të mbajë emrin e Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas komunizmit”
Pavarësisht gjuhës së ashpër që kryeministri grek përdor për çështjen “Beleri” drejt Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është përgjigjur me investimin që po bën Derviçan, në bashkinë minoritare Dropull.
Përmes një postimi në Facebook disa orë pas deklaratës së Mitsotakis, Rama shkruan: “Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”.
Prej disa muajsh Athina dhe Tirana shkëmbejnë deklarata në distancë për arrestimin e Fredi Belerit, por Rama ka qenë më i përmbajtur dhe më konstruktiv duke dashur t’i bëjë të kuptojnë se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i përket drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare.
Klan News