9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama-biznesit: Merrni masa për t’u përshtatur me ligjet e BE-së

Edi Rama-biznesit: Merrni masa për t’u përshtatur me ligjet e BE-së

“Shtëpia e Biznesit, urë komunikimi me qeverinë”

Kryeministri Rama paralajmëron sipërmarrësit se antarësimi në BE do të vijë edhe me kosto për ta, përveç përfitimeve, nëse nuk marrin masa që tani për t’u adoptuar me legjislacionin europian që duhet të aplikohet kur të jemi vend anëtar.

“Duhet të bëjmë gati Shqipërinë me legjislacionin europian dhe gjithë parametrat e zbatueshmërisë së legjislacionit për të hyrë, që do të thotë që duhet të kalojmë ligje që do të afektojnë biznesin në mënyra nga më brutalet, përndryshe nuk hyjmë dot dhe kjo do të kërkojë, në radhë të parë, shumë më tepër informim, shumë më tepër përgatitje për adaptim sepse kjo që i ndodh sot industrisë fason për një arsye të ndryshimit të ADN-së të organizmit të ekonomisë sonë, mund t’i ndodhë çdokujt, në rast se nuk është i përgatitur për të vazhduar biznesin nën një ombrellë ligjore të re. Mund t’i ndodhë çdokujt nëse, po themi, Arbeni me siguri mund të japë shembuj pafund, legjislacioni për tranzicionin e gjelbër miratohet se duhet pastaj një komplet tjetër kornizë për të vazhduar aktivitetin; certifikime, detyrime financiare. Kështu që, për këtë arsye duhet realisht të filloni ta mendoni që tani që mos përfundoni asnjeri siç i ndodh atyre në industrinë fason që nuk e di se çfarë pritën për t’i dalë përpara kësaj që erdhi sot.”

Si shembulli që nuk duhet ndjekur, sjell industrinë fasone që aktualisht po përjeton një krizë të burimeve njerëzore.

Ka ndryshuar komplet gjithë struktura dhe infrastruktura dhe shembulli më i thjeshtë për t’u kuptuar që pse kjo histori është pa kthim dhe pse në këtë histori nuk duhet ngritur koka lart për të thënë “Shteti të vijë të na ndihmojë” është ky. Unë e di dhe anën tjetër të medaljes që rritja e asaj page për të bërë të njëjtën punë, të çon po ashtu në falimentim. Atëherë çfarë është përgjigja? Nuk do të bësh të njëjtën punë? Do ta transformosh atë fabrikë në një fabrikë që do të bëjë ciklin e mbyllur, në një fabrikë që do t’i adaptohet ndryshe tregut, duke ruajtur eksperiencën që ke për pjesën që ke, por duke i shtuar kësaj eksperience elementë të rinj, përndryshe, se tregu është një ujk i madh.”

Ndërsa si një instrument të mirë për të diskutuar të gjitha problematikat dhe për të gjetur zgjidhjet, Rama ju kërkon të vlerësojnë Shtëpinë e Biznesit. Kjo strukturë i hapi dyert te premten në një nga kubat e Piramidës, ku kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit.

Një derë avokatie për sipërmarrjen, një derë avokatie ku çdo sipërmarrës mund të trokasë për çdo problem që ka dhe problemet që ju keni janë të natyrave të ndryshme, na vënë në provë, të na vënë në provë, pastaj nëse prova dështon, atëherë rrugët e vjetra, dyert anësore, korridoret telefonike me të njohur e me miq, – ju i dini përmendësh se ka 30 e ca vite që i keni rrahur ato rrugë për arsye të kuptueshme, – ama, duhet të na vini në prove dhe unë jam i bindur që kjo do jetë me një përfitim të madh të përbashkët.”

Qeveria e sheh ngritjen e Shtëpisë së Biznesit si një formë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments