11.8 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaEdhe zyrtarisht, Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës

Edhe zyrtarisht, Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës

Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Një deklaratë nga komiteti i ministrave të këshillit tha se pas një takimi “të jashtëzakonshëm”, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.

Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën dhe pothuajse saktësisht 26 vjet që kur Rusia iu bashkua këshillit evropian.

Ndryshe, Rusia gjatë ditës së djeshme kishte bërë të ditur se do të tërhiqet nga ky organ evropian pasi që po punon kundër interesave të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments