0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe pse i shpallur një vit e gjysmë më parë, ligji për...

Edhe pse i shpallur një vit e gjysmë më parë, ligji për prejardhjen e pronave është ende në fazë përpilimi e sipër

Pas aferës së re të hapur nga VMRO-DPMNE për gjoja fshehjen e objekteve banesore dhe afariste, u aktualizua pyetja – Deri ku është hartimi i Ligjit për prejardhjen e pronës, i cili u shpall para një viti e gjysmë?

Dje Komisioni Kundër Korrupsionit iu referua sërish këtij ligji pasi opozita e vuri në dukje këtë institucion si fajtor për pasurinë e padeklaruar. Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski informoi se pret që së shpejti të jetë gati draft-versioni i parë i Ligjit për prejardhjen e pronës, ndonëse beson se edhe tani ekzistojnë mekanizma për vërtetimin dhe zbulimin e situatave të tilla.

Rregullorja ekzistuese lejon monitorimin e pasurisë dhe sanksioneve, por pyetja është se sa efektivisht zbatohet, thotë ish-oficeri kundër korrupsionit Dragan Malinovski. Ai thotë se Antikorrupsioni-ja është e pamundur të kontrollojë nëse pyetësorët e zyrtarëve janë të sakta pa implementuar softuer për lidhje direkte me institucionet që i kanë të dhënat.

“Nëse Antikorrupsioni konstaton se të dhënat janë të rreme ose të pa raportuara, mund të bëjë kallëzim kundërvajtës, por kjo nuk e ka arritur qëllimin e saj si sanksion, nga ana tjetër, ekziston mundësia e ndjekjes penale për të cilën mund të paraqitet. Prokurorisë Publike, për të cilën është paraparë dhe konkretisht krim, e që është fshehja e origjinës së pasurisë së fituar në mënyrë disproporcionale dhe vlen pikërisht për zyrtarët. Fatkeqësisht, kjo mundësi e ngritjes së akuzave në situata të tilla nuk praktikohet në vendin tonë”, thotë Dragan Malinovski – ish-anëtar i Antikorrupsionitsë.

Në versionin fillestar të Ligjit për prejardhjen e pronës, siç kishte paralajmëruar zëvendëskryeministri i atëhershëm Ljupço Nikollovski, ishte paraparë konfiskim i pasurisë mbi 30 mijë euro nga viti paraprak nëse pronarët nuk mund ta vërtetonin prejardhjen e saj. Ligji, sipas njoftimeve, do të zbatohet për të gjithë qytetarët, jo vetëm për zyrtarët.

Tani, zyrtarët që nuk denoncojnë pasurinë në Zyrën kundër Korrupsionit dënohen vetëm me gjobë prej 300 eurosh dhe me kaq përfundon procedura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments