7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEco Guerilla: Defekti i ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për...

Eco Guerilla: Defekti i ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion ( video)

Eco Guerilla

 ? Falemnderojmë puntorët e NPK “Tetova” të cilët sanuan defektet nga shkatërrimi i gypave, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin e Leshnicës në Malin Sharr. ⚫️ Për fat të keq Kryetarja e Komunës së Tetovës, nuk ju drejtua tetovarëve të cilët mbetën pa ujë mbi një javë në kohë pandemie. Por qytetarët edhe ashtu nuk mund të presin seriozitet më të madh nga ana e saj, e cila asnjëherë nuk reflekton në momentin e nevojshëm. ? Në video shihet qartë – dyshimet janë për ndërtim pa standarde, ku edhe pse janë paraparë në projekt, në terren nuk janë vendosur mure mbrojtëse dhe preventivat tjera nga rrëshqitja e dheut. Ne kemi dyshime serioze për procedurat e tenderimit, që si zakonisht kanë prapavija korruptive dhe punët rezultojnë shkel e shko. Prandaj urgjentisht kërkojmë një komision hetimor nga Prokuroria, i cili do të bënte revizionin e gjithë projektit.? Koha është për përgjegjësi, kultura e mosndëshkimit duhet të merr fund në shoqërinë tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments