Pamje të tmerrshme mbërrijnë nga zjarret apokaliptike, ndërsa në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.
Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona. Raportet në media tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.
Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intenstifikimit të zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje sipas tyre, shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq.
Përllogaritjet bazohen në një raport të vitit 2007 nga Fondin Botëror i Jetës së Egër, i cili dilte në përfundimin se pastrimi i rreth 600 mijë hektarëve pyje do të rezultonte me vdekjen e 104 milion vertebrorëve autoktonë përmes humbjes së ushqimit dhe strehimit.
Profesori Christopher Dickman nga Universiteti i Sidnejt doli me vlerësimin aktual nisur nga fakti që zjarret, kanë djegur 3 milionë hektarë tokë. Jo të gjitha kafshët sipas tij mund të vrarë direkt nga flakët, disa do të fluturonin, të tjerë do të fshiheshin nën tokë apo do të gjenin strehim nën shkëmbinj.
Por numri i atyre që janë prekur direkt nga zjarret është gjigand, dhe mungesa e ushqimit e sulmet e grabitqarëve, sipas profesorit, do të ndikojnë padyshim në reduktimin e frikshëm të kafshëve në rajonet e prekura.