11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaKronikëE lidhi veten me litarë për veture dhe tha se ia vodhën...

E lidhi veten me litarë për veture dhe tha se ia vodhën 3 mijë euro, kosovarit i del shumë shpejt ‘rrena’

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi inskenoi një rast të grabitjes.

Të mërkurën Policia në Pejë ishte njoftuar se rrugën Deçan –Gjakovë, një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti dhe se i janë grabitur 3 mijë euro.

Por hetuesit policor kanë zbuluar se ai e kishte inskenuar grabitjen vet.

Njoftimi i Policisë:

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën, i njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sias viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments