18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeE diela ditë jo pune, sindikatat kërkojnë kompensim prej 100% për ata...

E diela ditë jo pune, sindikatat kërkojnë kompensim prej 100% për ata që do të punojnë

Propozim ligji që e diela të jetë ditë jo pune kaloi filtrin e komisionit në Kuvend. Opozita me kritika se pushteti me këtë po bën PR dhe se të diela si ditë jo pune figuron në marrëveshjen kolektive, por kjo mund të jetë edhe alibi për largimin e punëtorëve nga puna.

“Sa do të arrijnë punëdhënësit në kushte të tilla ta bëjnë këtë? Sa mundet Inspektorati shtetërorë të kontribuojë në kontrollet? Ndoshta kjo do të jetë alibi që punëdhënësit të largojnë punëtorët nga puna. Dilema është – sa është në rregull sjellja e kësaj zgjidhjes ligjore në krizë të tillë, krizë ekonomike dhe shëndetësore! A nuk duhet të prolongohet për një kohë të caktuar!”, tha Jadranka Pockova nga VMRO-DPMNE-ja.

Opozita kërkoi që të mbahet debat publik për këtë propozim ligj, por ky propozim nuk u miratua nga shumica. Paraprakisht edhe nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, reaguan se nuk janë ftuar në seancë që të munden në emër të punëtorëve të prononcojnë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë zgjidhje.

“Rritja e shtesës në pagë për ata që punojnë të dielën duhet të jetë të paktën 100% për çdo orë. Propozojmë që ata punëdhënës që do ta shkelin ligjin, nuk do të ketë përjashtime, të marrin ndalesë për punë e cila ka të bëjë me punën e përgjithshme e jo vetëm në pjesën ku është vërtetuar parregullsia”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska thotë se do të ketë kontrolle të përforcuara të shërbimeve inspektuese dhe gjoba të larta për shkeljen e ligjit.

“Punëdhënësve nuk do t’u konvenonte që kompania e tyre të qëndrojë të mbyllur për 15 ditë pune, ndërsa njëkohësisht të kenë obligim sipas zgjidhjes së propozuar ligjore ta paguajnë pagën punëtorëve të cilët nuk do të shkojnë në punë për shkak të sanksionit të shqiptuar, në vlerë prej pagës që e kanë marrë muajin e fundit. Punëdhënësi nuk guxon ta ulë numrin e të punësuarve që punojnë në kompaninë e tij”, tha Shahpaska.

Me ligjin e propozuar parashihet që e diela të jetë ditë jo pune përveç në disa veprimtari të caktuara ku procesi i punës nuk lejon ndërprerje të punës. Në këto veprimtari propozim ligji parasheh kompensim në pagë në vlerë prej 50% nga koha e kaluar në punë. Për zbatimin e këtij ligji, implikimet buxhetore do të jenë 8.4 milionë euro në nivel vjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments